EK-Production
Tryeza e Zezë

Tryeza e Zezë

Një telefonatë nga Shqipëria trondit Aleksin, personazhin kryesor të filmit.. Babai I tij është vrarë dhe pa u menduar më gjatë ai kthehet për tu hakmarrë. Aleksi është I ri dhe duhet të vërë në punë gjithë eksperiencën e tij për të zëvendësuar babain në klanin mafioz ku gjërat nuk janë asnjëherë sic duken. Ndërkohë, si për të vështirësuar më shumë situatën një sasi e madhe ari vidhet në periferinë e qytetit. Aleksi dhe njerëzit e tij të besuar fillojnë eleminimet dhe shumë shpejt kuptojmë që për të nuk janë të rëndësishme as paratë dhe as malli. Në skenë shfaqet Ersa, një vajzë e bukur që menjëherë fiton zemrën e Aleksit. Me gjithë situatën e ndërlikuar ai organizon dasmën e motrës. Asgjë në botë nuk është më e shtrenjtë se ajo. Mardhënia me mamanë nuk ka qenë kurrë e mirë dhe kjo dasëm në këtë moment është tepër e rëndësishme për të. Armiqtë janë shtuar dhe pikërisht në ditën më të rendësishmë kërkojnë të vrasin Aleksin, por snajperi gabimisht vret të motrën. Në këtë pikë nuk ka më kthim pas. Hakmarrja e tij bëhet më e përgjakshme dhe shumë të fshehta nga e kaluara dalin në dritë duke intriguar deri në fund historinë e familjes, mardhënien mes klaneve dhe historinë e dashurisë.

Nën interpretimin e aktorëve më të mirë të kinemase shqiptare, ju ftojmë të shijoni një film të vecantë, plot akson, hakmarrje dhe intriga.

Instagram
2022 © Alien Studio